Lajme

LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës në aksion, arreston 10 persona dhe konfiskon 68 kg drogë

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 23 May 2022

Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksionit të madh të Policisë së Kosovës të anti-drogës në Ferizaj, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka uruar aksionin e suksesshëm të Policisë së Kosovës.

“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës sot shkatërroi laboratorin e drogës sintetike në Ferizaj me ç’rast janë konfiskuar mbi 68 kg drogë dhe janë arrestuar 10 persona”, ka shkruar Sveçla.

-Advertisement-

Ai po ashtu shtoi se ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut.

“Ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut. Përgëzime dhe vlerësime maksimale për policinë dhe prokurorinë. Vazhdojmë të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë”, shtoi ministri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera