Lajme

LAJMI I FUNDIT: Njësia Speciale me aksion kundër drogës në veri

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 21 April 2022

Forca Speciale të Policisë së Kosovës janë parë në mesditën e sotme në veri të Mitrovicës përpara një objekti banimi.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e veriut, Branislav Radoviq, tha se bëhet fjalë për një aksion të njësisë kundër narkotikëve e që po asistohet edhe nga policët e stacionit lokal.

“Njësia kundër narkotikëve po asistohet nga policia”, është shprehur Radoviq, njofton KlanKosova.

-Advertisement-

Ndërsa, po ashtu raportohet se qytetarë serbë janë mbledhur matanë rrugës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera