LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë ish-gjyqtari i njohur i hendbollit kosovar

Autori: Gazeta inFokus
22:04 | 07 December 2020
Ka ndërruar jetë Shaban Demiri, një prej njerëzve më të dashur e më të vlerësuar në hendbollin kosovar. Demiri ka vdekur të hënën pasi për një kohë është përballur me telashe shëndetësore. Ai ka dhënë kontribut si lojtar e më pas si gjyqtar i hendbollit dhe së fundi edhe si vëzhgues-kontrollues.
Demiri ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare. Do të mbahet mend për përkushtimin në punë, qetësinë dhe për energjinë pozitive që ka sjellë në secilin ambient ku është paraqitur. Familja e hendbollit kosovar ka mbetur pa një anëtar të çmuar.
I lindur në vitin 1956 në Gadime, Demiri filloi të luante në Obiliq si nxënës i shkollës së mesme, në vitin 1972. Filloi te skuadra KXEK Kosova, ndërsa luajti deri në vitin 1986. Prej viti 1988 e deri në vitin 2007 dha kontribut si gjyqtar i hendbollit. Ndërsa prej vitit 2007 e deri në ditët e fundit të jetës, ka kontribuar si vëzhgues. Është shquar edhe për korrektësinë në punë dhe për angazhimin për zhvillimin e hendbollit. Kontributi i tij, sidomos në vitet nëntëdhjeta, ishte i madh.
Presidenti Eugen Saraçini në emër të FHK-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Demiri dhe gjithë komunitetit të hendbollit.

Të tjera
-
Kurti takohet me Hamzen dhe Atiq, ZKP-ja jep detaje se çfarë u diskutua
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me minist...
-
PDK përkujton 26-vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës: Fundi i gjenocidit dhe fillimi i paqes
Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar 26-vjetorin e nënshkrimit të Marrë...
-
Vëllai i Gjyljeta Ukellës: Vendimi i Apelit na lehtësoi dhimbjen për motrën tonë
Shpat Ukella, vëllai i Gjylejta Ukellës e cila u vra nga bashkëshorti i saj, ...
-
MPB: Nga 9 qershori rifillon aplikimi i terminëve për shtetasit e huaj
Divizioni për të Huaj i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga ...
-
Shpallja e datës së zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet
Pas caktimit të 12 tetorit si datë për mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale nga presi...
-
E v*rau gruan, Apeli e vërteton dënimin me burg të përjetshëm për Edmond Lajçin
Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm për Edmond Lajq...
-
Ironia e fatit: Pas shumë talljeve me Biden, Trump gati rrëzohet në shkallët e Air Force One
Pas talljeve në mënyrë të vazhdueshme me ish-presidentin Joe Biden për “penge...
-
KEK-u ua shtyn bizneseve deri nesër afatin për lidhjen e kontratave: Interesimi i jashtëzakonshëm
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar konsumtorët dhe bizneset se është...
-
Qeveria jep detaje për takimin Kurti – Hamza
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë në detyrë ka thënë se vizita e kryemini...
-
Besa Kabashi-Ramaj e nominuar për çmimin prestigjioz ndërkombëtar nga Universiteti i Pittsburgh-ut
Besa Kabashi-Ramaj nga Partia Demokratike e Kosovës, është nominuar për Çmimi...
-
Dy policë përfundojnë dëshmitë për rastin “Banjska”
Dy policë të Kosovës, Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri, kanë dëshmuar për sul...
-
Avokati i Pecit: Ministri ia ka dorëzuar dosjen Prokurorisë 10 ditë para intervistimit
Taulant Hodaj, avokat i ministrit në detyrë Faton Peci, në emisionin “KOSOVA ...