Sport

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë ish-futbollisti kosovar

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 02 April 2020

Ish-lojtari i klubit futbollistik Lepenci, Trimor Shurdhani ka ndërruar jetën ditën e enjte, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Shurdhanit e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit të Lepencit në ‘Facebook’.

Kryesia e klubit i kanë shprehur ngushëllime e saja për vdekjen e ish-lojtarit të tyre.

-Advertisement-

“Kryesia e KF LEPENCIT i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes së Halim Shurdhanit për ndërrimin e jetës së birit të tij, ish lojtarit të KF LEPENCIT- Trimor Halim Shurdhani, gjithashtu ngushëllime edhe për ish bashkëlojtarët dhe të gjithë atyre që e njohën!

Allahu e shpërbleftë me XHENET, ndërsa familjarëve ua dhashtë durimin dhe ua lehtësoftë dhimbjen!.”, shkruan faqja zyrtare e Lepencit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera