LAJMI I FUNDIT: Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë paralajmëron dorëheqjen
Autori: Gazeta inFokus
13:26 | 28 Prill 2017
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, sot ka mbajur konferencë shtypi për ngjarjet e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Unë si ministër, në emër të ministrisë, i dënoj ngjarjet që ndodhën mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë. Dua të ju njoftoj se pjesë të MPB-së nuk e kanë kryer punën, për të cilën do të kenë përgjegjësi. Unë si ministër insistova që të formohet shtab të krizës ku janë përfshirë udhëheqës të policisë. Ishin të përfshirë tre skenare: protesta të qeta, kur do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe kur do të zgjidhet qeveria. Përgjegjës të këtyre skenareve ishte Mitko Çavkov i cili nuk ishte i kapsëm për mua, edhe pse e kam kërkuar. Për fat të keq, strukturat e MPB-së ishin të ndikuar politikisht që të respektojnë detyrat dhe ligjin. Këto struktura kanë respektuar urdhërat e partisë. Kontrolla e brendshme do të kërkojë përgjegjësi për të gjithë që nuk respektuan vendimet. MPB është institucion që patjetër të ruaj rendin dhe sigurinë e jo që do të punojë për urdhërat politike. Dua që edhe personalisht të ju falemnderohem të gjithë zyrtarët që kanë bërë punën e tyre duke futur situatën në binarë. Prej mbrëmë kemi nisur bashkëpunimin me Prokurorinë Themelore Publike që të gjejmë fajtorët dhe bëj thirrje deri tek prokuroria që të dënojë fajtorët. Ajo që policia nuk e kreu detyrën ka nxitur konflikt para Kuvendit. Disa struktura as që kanë lejuar që Ndihma e Shpejtë nuk ka lejuar që të futet në oborrin e Kuvendit për të dhënë ndihmë. Ndjej përgjegjësi për mos heqjen e ndikimit të politikës në ministri. Për këtë terhiqem nga posti, duke kërkuar edhe përgjegjësi nga strukturat që nuk kanë bërë punën.” tha sot Nuhiu.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
































