Sport

LAJMI I FUNDIT: Mbrojtësi i Juventusit infektohet me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 01 April 2021

Klubi i Juventusit mesditën e së enjtes ka njoftuar edhe për një rast pozitiv me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Pas Merih Demiral pozitiv me ‘Covid-19’ ka dalë edhe mbrojtësi Leonardo Bonucci.

Bonucci ka rezultuar me virus pas kthimit nga kombëtarja e Italisë, ai është vetizoluar dhe do të bashkohet me ekipin pasi të dalë negativ.

-Advertisement-

“Leonardo Bonucci, pasi u kthye nga grumbullimi me ekipin kombëtar italian, mëngjesin e sotëm e bëri testin për COVID-19 dhe rezultati doli pozitiv. Lojtari është vetizoluar në shtëpi”, njoftoi Juventusi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera