Rozë

LAJMI I FUNDIT: Loredana Zefi anulon të gjitha koncertet

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 23 May 2019

Loredana flet per fansat në një video duke treguar një lajm të hidhur.Mbi këngëtaren rëndojnë akuza  për zhvatje, kërcënim e mashtrim ndaj një çifti të pensionuar zviceran.

Lidhur me këtë ngjarje ende vijojnë hetimet ndërkohë së fundmi ka reaguar vetë reperja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Për të gjithë fansat e bukuroshes ka një lajm paksa të hidhur pasi ajo ka vendosur që të anulojë të gjitha festivalet.

-Advertisement-

“Unë sot fatkeqësisht do ju jap një lajm jo të mirë. Kam anuluar të gjitha festivalet. Natyrisht, unë isha duke pritur për të festuar me ju, por tani është momenti i gabuar dhe shpresoj se ju do të keni mirëkuptim për këtë”, ka deklaruar publikisht reperja sipas “InTv”.

Me shumë gjasë ky vendim i papritur i Loredanës lidhet drejtpërdrejt me çështjen në të cilën ajo dhe shumë anëtarë të familjes së saj janë përfshirë…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera