Sport

LAJMI I FUNDIT: Ky televizion kosovar transmeton drejtpërdrejtë finalen e Superkupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 21 January 2021

Finalja e Superkupës së Kosovës ndërmjet Dritës si kampione dhe Prishtinës si fituese e Kupës do të zhvillohet me 23 janar në Antalia të Turqisë, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo do të jetë hera e parë në histori të futbollit kosovar që finalja e Superkupës do të luhet jashtë vendit tonë.

Drita dhe Prishtina do të përballen të shtunën me fillim nga ora 11:50.

-Advertisement-

Ky ballafaqim shumë interesant do të transmetohet drejtpërdrejtë në Artmotion dhe Klan Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur kompani në fjalë përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook.

Vitin e kaluar Superkupën e Kosovës e kishte fituar Feronikeli pa luajtur, pasi kishte triumfuar edhe në kampionat edhe në Kupë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera