Sport

LAJMI I FUNDIT: Ky futbollist i Dritës rezulton pozitiv me ‘Covid-19’

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 08 August 2020

Klubi i Dritës ka marrë lajme aspak të mira para ndeshjes ndaj Inter Escaldes në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Mbrojtësi qendror, Fida Gërbeshi ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testet e fundit që janë bërë në Nyon të Zvicrës, ndërsa për shkak të kontakteve me të është vetizoluar edhe mesfushori, Bujar Shabani.

Shabani edhe pse ka rezultat negativ UEFA ka kërkuar që të vetizilohet për shkak të kontaktit me Gërbeshin, i cili ka humbur ndeshjet e këtij turi parakualifikues.

-Advertisement-

Dueli mes Dritës dhe Inter Escaldesi zhvillohet sot nga ora 18:00, ndërsa Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë për çdo ndryshim rezultati nga ky takim.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi gjilanas përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në facebook.

Më poshtë keni postimin e Dritës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera