Lajme

Lajmi i fundit: Kurti në konferencë për media tregon se do të rritet paga minimale

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 12 April 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media se bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se do të miratohet ligji i cili i hap rrugë rritjes së pagës minimale, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, ai tha se do të hiqet tatimi për 250 euro pagë.

“Në mbledhjen ardhshme të Qeverisë, e cila do të mbahet nesër do të miratojmë projektligjin që do t’i hap rrugë rritjes së pagës minimale 264 euro bruto apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Kujtomë, se javë më parë kishte dështuar miratimi i pagës minimale, kurse tani qeveria po pretendon ta kalojë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera