Sport

LAJMI I FUNDIT: Klubi i njohur kosovar paralajmëron shuarjen dhe tërheqjen nga garat

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 29 September 2021

Klubi i futbollit ‘A&N’ ka paralajmëruar shuarjen dhe tërheqjen nga garat e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Klubi nga Prizreni përmes një postimi në facebook ka shkruar se janë shumë të dëmtuar nga gjyqtarët dhe kësisoj pritet edhe largimi nga të gjitha garat e futbollit kosovar.

Postimi i plotëi klubit të A&N pa ndërhyrjen e redaksisë.

-Advertisement-

“Njoftojmë opinionin e gjerë futbollistik se klubi ynë ndjehet jashtzakonishtë i lodhur e tejet i dëmtuar nga vendimet e gjyqtarëve , pse gjithmonë klubi ynë bie pre e ktyre vendimeve , gjithmonë dëmtohemi ju a numrojmë me raste ndeshjet e dëmtuara ;Ndeshja 1 ; Trepça89 – A&NNdeshja 2 ; A&N – LiriaNdeshja 3 ; A&N – RahoveciNdeshja 4 ; A&N – IstoguNga kto dëmtime klubi në udhëheqjen e kryesisë pritet takimi për vendimin e mbylljes së klubit dhe tërheqjes nga garat , ky nivel i referimit është tejet i dobët , mjaft më me kto paragjykime , mjaft më me kto reagime kto vendime nga matrapazët të cilët ndeshje pas ndeshje po dëmtohemi”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

A&N gjendet në pozitën e tretë të Grupit A në Ligën e Parë pas 6 ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera