Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ambasada më në fund jep lajmin e mirë për personat që planifikojnë të shkojnë në gjermani

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 13 June 2022

Ambasada gjermane në Kosovë ka njoftuar se nga e shtuna e javës që shkoi janë hequr përkohësisht të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë për ata që shkojnë në Gjermani.

“Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Kosova drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita)”, ka njoftuar ambasada.

Për udhëtimet hyrëse me vizë të vlefshme/udhëtim të vlefshëm kthyes drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera