Lajme

LAJMI FUNDIT: Vetëvendosja rremben vendin e dytë – LDK e treta

Autori: Gazeta inFokus 01:40 | 12 June 2017

Sipas rezultateve të fundit nga Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku deri me tani janë numruar mbi 82.69 % të vendvotimeve, vazhdon të pri koalicioni PAN.

Por në këto momente është mposhtur koalicioni qe deri me tani ishte në pozitën e dytë, LDK me AKR dhe Alternativë.

Koalicioni, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Partia Konservatore e Kosovës, Alternativa Demokratike e Kosovës, Republikanët e Kosovës, Partia e Ballit, Partia Socialdemokrate, Balli Kombëtar i Kosovës, kanë 35.18 %.

-Advertisement-

Kurse e dyta është rënditur Levizja Vetëvendosje me 25.57. Kurse, koalicioni LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS dhe ALEANCA KOSOVA E RE me Alternativën kanë rënë në pozuitën e tretë me 25.53. Portali INFOKUSI në vazhdimësi do ju njofton me rezultatet preliminare nga numrimi i votave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera