Sport

Lajmi i fundit: Kukësi akord me portjerin e njohur kosovar të Superligës

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 30 May 2018

Tani që kampionati ka përfunduar, drejtuesit e Kukësit po bëjnë llogaritë për lojtarët që u duhen dhe porta është një sektor që duhet të përforcohet.

Dhe portieri i ri duket se do të vijë nga Kosova. Burime të Vipsport pranë klubit verior kanë pohuar se Faton Maloku, portieri i Gjilanit dhe Kosovës, është një kandidat potencial për t’u bashkuar me Kukësin. 27-vjeçari konsiderohet një alternativë e mirë, pasi ka përvojën e mjaftueshme për të mbrojtur portën kuksiane.

-Advertisement-

Enea Koliçi duket se e ka mbyllur me Kukësin dhe e ardhmja e tij lidhet me Skënderbeun, madje është folur edhe për një akord të mëparshëm mes tij dhe klubit korçar. Prej kohësh Koliçi është konsideruar pasardhësi i Shehit në portën e Skënderbeut.

Por në këtë rast gjithçka varet nga vendimi që do të marrë KAS-i për Skënderbeun dhe duhet pritur për të mësuar më shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera