Sport

LAJMI FUNDIT: Granit Xhaka zbulon të ardhmen e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 24 November 2021

Njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptar, Granit Xhaka, ka zbuluar të ardhmen e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Mesfushori nga Prishtina ka thënë se ka edhe dy vite kontratë me Arsenalin dhe pasi ta përfundon këtë kontratë dëshiron rikthimin në Bundesligë te ish-klubi i tij Borussia Monchengladbach.

“Kam ende dhe dy vite kontratë me Arsenalin. Kur të mbarojë kontratën do të jem 32 vjeç dhe dëshiroj shumë të rikthehem tek klubi gjerman i M’Gladbach. Nëse Eberl do të jetë i gatshëm të më hapë derën përsëri unë do të jem shumë i lumtur për t’u rikthyer”, ka deklaruar Xhaka.

-Advertisement-

Futbollisti i Arsenalit gjatë verës u kërkua shumë nga trajneri i Romës, Jose Mourinho, por zgjodhi të qëndronte në Londër.

Granit Xhaka që 6 javë nuk është duke luajtur për shkak të lëndimit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera