Sport

Lajm i mirë: Vedat Muriqi arrinë në Kosovë, pinë çaj rusi midis Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 09 November 2020

Sulmuesi më i mirë i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, pas një kohë të gjatë pritet të jetë gati për ‘Dardanët’ për ndeshjet e muajit nëntor, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi ka arritur tashmë në Kosovë dhe Indeksonline ka siguruar fotografi të tij duke pirë çaj rusi në qytetin e Prizrenit.

Në fotografi, Muriqi shihet i shoqëruar nga gruaja dhe djali i tij.

-Advertisement-

Sulmuesi i Lazios pritet që nesër të grumbullohet me kombëtaren në bregdetin e Durrësit.

Kosova me 11 nëntor luan miqësore me Shqipërinë në ‘Elbasan Arena’, me pas udhëton në Lubjanë për tu takuar me Slloveninë me 15 nëntor, ndërsa me 18 nëntor e pret në ‘Fadil Vokrri’ Moldavinë, sfida këto që i takojnë Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera