Lajme

LAJM I MIRË: Shërohet edhe një infermiere nga koronavirusi në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 10 April 2020

Edhe një person në Kosovë është sheruar.

Kështu ka bërë të ditur Klinika Infektive përmes një njoftimi për medie, shkruan Gazeta inFokus

Sipas këtij njoftimi në Klinikë janë duke u trajtuar 44 pacientë

-Advertisement-

Më poshtë gjeni të plotë njoftimin./Gazeta inFokus/

Në Klinikën Infektive, sot më 10 prill 2020 janë të hospitalizuar 44 pacientë.

Prej tyre, 40 pacientë janë me Covid 19.

Klinika është në pritje të rezultatave edhe për 4 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 25 raste të cilët janë testuar dhe rezultuar negative për Covid 19.

Gjendja e pacientëve – nga 40 raste të infektuara me Covid 19:

  • 33 raste janë në gjendje stabile
    • 5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
    • Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë të cilët janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me Covid 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera