Lajme

“Lajm i mirë”, ambasadori gjerman i gëzohet miratimit të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 08 February 2023

Për këtë ka reaguar edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, duke thënë se ky është “më të vërtetë” një lajm i mirë.

“Tri marrëveshjet për lëvizje tregojnë qartë përfitimet që Procesi i Berlinit iu sjell qytetarëve. Ato nxisin integrimin rajonal dhe e afrojnë Ballkanin Perëndimor me BE-në”.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se ky është edhe një hap drejt përfitimeve konkrete nga Procesi i Berlinit.

-Advertisement-

“Edhe një hap para drejt përfitimeve konkrete nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian me miratimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime; marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera