Sport

Lajm fantastik për Shaqirin, Liverpooli huazon rivalin e tij

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 01 February 2021

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, ka marrë një lajm fantastik në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo, pasi klubi i Liverpoolit ka huazuar Takumi Minaminon te Southamptoni deri në përfundim të sezonit.

Minamino ishte rivali më i madh i lojtarit nga Zhegra e Gjilanit, pasi në disa raste Klopp inkuadronte në lojë japonezin para reprezentuesit zviceran.

-Advertisement-

Takumi Minamino ishte transferuar më shumë bujë nga Salzburgu te Liverpooli pas një sezoni mbresëlënës me ekipin austriak në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo në ‘Anfield’ sulmuesi japonez nuk arriti të përmbushte pritshmeritë e Kloppit./Gazeta inFokus/

May be an image of 1 person dhe text that says 'Standard Chartered'

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera