Sport

Lajm ‘bombë’: Vedat Muriqi rikthehet në Turqi, ky është reagimi i agjentit të tij

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 15 December 2020

Sipas mediave në Turqi, sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, gjatë afatit kalimtar të janarit mund të largohet nga Lazios, shkruan Gazeta inFokus.

Gazetari i Beyaz TV, Rasim Ozan Kütahyalı, ka thënë se sulmuesi prizrenas mund të huazohet te skuadra e Galatasarayt.

Por, ndaj këtij lajmi ka reaguar menaxheri i Vedat Muriqit, Haluk Canatar, i cili i ka mohuar këto lajme.

-Advertisement-

“Pritshmëritë e Lazios janë shumë të mëdha. Spekulimet për kalimin te Galatasarayi janë absolutisht të pavërteta” deklaroi Canatar.

Vedat Muriqi prej transferimit të tij te Lazio, nuk ka arritur të shënoj asnjë gol.

Ai ka qenë i lënduar për tri javë dhe tashmë është kthyer në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidat e radhës të Lazios./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera