Lajme

Lajçak tregon çka bisedoi në takimin me Thaçin

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 14 October 2020

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak  ka treguar se çka është biseduar në takimin me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajçak ka thënë se pati një bashkëbisedim shumë të mire me Thaçin dhe se të dy u pajtuan për një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi.

“Kisha një bashkëbisedim shumë të mirë dhe jashtëzakonisht të mirë kuptueshëm me presidentin Hashim Thaçi. U pajtuam që Kosovës i nevojitet dialogu dhe i duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ndërsa Presidenti Thaçi në një konferencë për media pas takimit tha se kanë disktuar për arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, deri në njohje reciproke.

“Përfundova një takim me të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak. Mund të konkludoj se takimi në përgjithësi ka qenë një takim korrekt konstruktiv, një bisedë e hapur dhe miqësore në drejtimin e gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohjen reciproke si dy shtete të pavarura dhe me mundësinë që Kosova të anëtarësohet në OKB. Unë vazhdoj të besoj fuqishëm që e ardhmja e Kosovës është të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së. Gjithashtu, besoj fuqishëm që ka ardhur momenti që BE-ja të hedhë në tavolinë marrëveshjen për njohjen reciproke dhe jo të vazhdojë me dialog teknik”, tha ai.

Gjatë ditës pritet që Lajçak të takohet edhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera