Lajçak: Tre ose katër marrëveshje janë të gatshme, pres të finalizohen shpejt
Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 09 July 2022
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se janë gati tre ose katër marrëveshje për t’u nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se pre që ato ato të finalizohen së shpejti.
Sipas mediumit N1 të Serbisë, në Forumin e 15-të në Dubrovnik, ai vlerësoi të dyja palët për takimet mujore në nivel të negociatorëve kryesorë dhe shtoi se ka edhe marrëveshje që takimet të zhvillohen në nivelin më të lartë.
Lajçak vlerësoi gjithashtu se procesi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është procesi më strategjik në rajon.
Sipas tij, dy çështje urgjente janë fillimi i negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe regjimi pa viza për Kosovën. Ai ka thënë se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të rikthejë besueshmërinë e zgjerimit dhe partnerët të bëjnë seriozisht punën e tyre në reforma.
Lajçak tha se BE duhet të përfundojë punën e papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Në një tekst në Twitter, nga Forumi i Dubrovnikut, Lajçak tha se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka dhe e ktheu zgjerimin e BE-së në një çështje politike.
“Ishim të vetëkënaqur për një kohë të gjatë. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Ne duhet të përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.
Në këtë Forum po merr pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Të tjera
-
SBAShK-u i çon në det 440 anëtarë të saj
Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka njoftuar se 440 anëtarë të kësaj sindikate ...
-
Haxhiu e Sveçla vizitojnë policinë, ritheksohet zotimi që të kërkohet drejtësi për kr*met e luftës
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, X...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori Bajrami: Pa njohje reciproke, s’mund të ketë normalizim
“Pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim”, kështu ka thënë ambasador...
-
“Elitarët” e Policisë së Kosovës dhurojnë gjak në Prishtinë
Në Prishtinë është duke u mbajtur një aktivitet për dhurimin e gjakut. Ati...
-
Dita e Flamurit të ShBA-së, uron Haradinaj: Urime Amerikë!
Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë Ditën e Flamurit, duke përkujtu...
-
Kurti mori pjesë në pritjen lamtumirëse të shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse...
-
Biden “humbet” sërish! Meloni nxiton për ta ndihmuar, e çon pranë liderëve të tjerë për të bërë foto
Presidenti 81-vjeçar i SHBA-ve, Joe Biden, u pa duke u larguar gjatë një ...
-
Kryetari i Pensionistëve: Qeveria do t’i rrisë pensionet afër zgjedhjeve
Me qasjen e Qeverisë Kurti nuk janë aspak të kënaqur pensionistët, thotë krye...
-
Policia tregon se çka gjeti në shtëpitë e të dyshuarve në aksionin në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm në Zubin Potok...
-
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e dy personave të përfshirë në një vjedhje në Prishtinë (PAMJE)
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga...
-
Dokumentar: Rrëfimi për çlirimin e Kosovës
Çlirim Rama këtë 12 qershor mbushi 25 vjet jetë. Datëlindjet e të riut nga Pr...
-
Petkoviq: Kurti po zbaton spastrim etnik në veri të Kosovës
Drejtori i zyrës serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se “kryemini...