Lajçak thotë se marrëveshje të reja mes Kosovës dhe Serbisë janë në prag të finalizimit
Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 29 June 2022
I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se shpreson se shumë shpejt do të ketë një marrëveshje për personat e pagjetur.
“Sa i përket personave të zhdukur normalisht që është çështje urgjente dhe shumë çështje e ndjeshme dhe e rëndësishme. Ajo çka jemi duke punuar është që t’i japim mbikëqyrje politike dhe ta përshpejtojmë punën e grupeve punuese. Fatet njerëzore të 1621 personave nuk janë ende të qarta dhe nuk duhet të ndalemi derisa të zbulohen të gjithë të zhdukurit. Ky është prioritet i imi personal dhe po shpresoj se do të miratohen dokumentet me të cilat po punoj shumë shpejt”.
Ai tha se të dy palët mund të kenë qëndrime të ndryshme për këtë çështje, por duhet një gatishmëri politike që të arrihet kjo marrëveshje, njofton Klankosova.tv.
“Nuk do të komentoj publikisht negociatat që ende janë në vazhdim e sipër. Të dy palët paraqesin këndvështrimet e tyre dhe në fund ka të bëjë me gatishmërinë politike dhe po i shfrytëzoj takimet e mia këtu, dhe ato që do t’i kem në Beograd, që të gjenerohet kjo gatishmëri politike”.
Ai, në konferencën për media që e mbajti para largimit nga Kosova, lavdëroi marrëveshjen për energjinë, derisa paralajmëroi se po punohet për disa marrëveshje të reja.
“Kryenegociatorët e dialogut janë produktivë dhe dëshmia më e mirë është marrëveshja për energjinë të cilën e kemi negociuar që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Kemi një rezultat i cili me të vërtetë është mjaft substancial. Kemi edhe disa dokumente të tjera në faza të avancuara para finalizimit, por ajo që na nevojitet tani është vendimi i nivelit politik. Ekspertët rregullisht takohen dhe kemi ndërtuar një mekanizëm të mirë”.
Lajçak foli edhe për marrëveshjen për targat duke thënë se ende ka shpresë që të arrihet një gjë e tillë.
“Sa i përket targave kemi pasë grupin punues i cili për gjashtë muaj është takuar tetë herë dhe që kanë prodhuar një numër të mundësive, mirëpo nuk janë pajtuar për një rekomandim. Delegacioni kosovar ka dhënë propozime të tjera derisa delegacioni serb të tjera, por ende mund ta gjejmë marrëveshjen politike në këtë drejtim. Duhet ta vlerësojmë secilën marrëveshje që e arrijmë, dhe jo vetëm të kritikojmë ato që nuk janë arritur”.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...