Lajme

Lajçak paralajmëron vizitë në Kosovë, përgatitje për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 01 September 2024

Emisari i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vizitojë Kosovën.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se do të vijë në Prishtinë për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut në Bruksel.

“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të shkoj në Bled për Forumin Strategjik të Bledit të këtij viti dhe në Prishtinë për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.

-Advertisement-

Ai ka folur edhe për pjesëmarrjen e tij në Forumin Evropian Alpbach dhe Forumin GLOBSEC. Si dhe, për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin tha se bisedoi për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut.

“Këto konferenca shënojnë fillimin e sezonit të vjeshtës dhe ofruan shumë mundësi për t’u lidhur me të rinjtë nga Ballkani Perëndimor, Europa Qendrore dhe më gjerë, për të marrë pjesë në panele diskutimesh të hollësishme mbi zgjerimin e BE-së, të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat e tij të mbetura, dhe të zhvilloj takime të rëndësishme me partnerët e mi nga rajoni, praktikues dhe ekspertë të politikës së jashtme, si dhe miq të dashur”, shkroi Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera