Lajme

Lajçak dhe Escobar nesër në mëngjes në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 19 January 2023

I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nesër në mëngjes do të jenë në Prishtinë.

Së bashku me ta në Prishtinë vijnë edhe këshilltarët specialë të presidentit të Francës, kancelarit gjerman dhe kryeministres italiane, Emanuel Bone, Jens Plotner dhe Francesco Talo.

Ata do të takohen me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në ndërtesën e Qeverisë.

-Advertisement-

“Dialogu dhe hapat e ardhshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke, do të jenë tema kryesore e diskutimit”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ndryshe, Lajçak, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, është takuar të mërkurën me Kurtin, si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera