Lajme

Kyetari i Rahovecit publikon fotografi të 16-vjeçarit i cili u plagos dhe më pas vdiq: Ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 07 September 2026

Një 16-vje☼ar nga Rahoveci është plagosur të dielën, ku pastaj vdekja e tij është konstatuar nga mjekët.

Viktima është Blenis Burim Gashi nga Fortesa.

Për të ka shprehur ngushëllime kryetari i Rahovecit, Smjal Latifi, që tregoi që tashmë i ndjeri ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë.

-Advertisement-

“S’ka vdekje të lehtë, mirëpo vdekja e të riut 16-vjeçar, Blenis Burim Gashi nga Fortesa, dhimbjen e bën edhe më fortë dhe më të madhe. Blenisi sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë, me ëndrra e plane për të ardhmen, por, fatkeqësisht, nuk e pati fatin t’i realizonte. Një jetë e re, e ndërprerë shumë herët… Ngushëlloj përzemërsisht familjen Gashi, të afërmit, shokët dhe të gjithë ata që e njohën Blenisin! Blenisi, pushoftë në paqe”, ka shkruar Latifi.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy