Auto&Tech

Ky truk zbulon se kush e shikon më shpesh profilin tuaj në Instagram

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 13 December 2022

Instagram ka shumë veçori interesante por a mund ta shihni se kush e shikon profilin tuaj? Instagram nuk i lejon përdoruesit të shohin se kush e shikon profilin e tyre.

Pra, nëse shikoni profilin e dikujt dhe pëlqeni apo komentoni një postim, nuk ka asnjë mënyrë që ata të dinë se kush i sheh fotot.

Në një farë mase, është e mundur të shihet se kush i ka parë fotot dhe videot tuaja në Instagram – por kjo vlen vetëm për “Stories”. Nëse llogaria juaj nuk është private, ndjekësit por dhe personat që nuk iu kanë “follow” mund të shikojnë se çfarë postoni në Instagram Stories.

-Advertisement-

Megjithatë, ekziston një truk shumë i thjeshtë që zbulon se kush e shikon profilin tuaj më shpesh duke iu referuar Stories. Nga të gjithë personat që kanë parë postimin tuaj, në krye do të renditen ata që e shohin më së shumti profilin tuaj në Instagram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera