Lajme

Ky do të jetë qëndrimi i AAK-së, për demarkacionin!

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 07 September 2017

Versioni aktual i procesit te demarkacionit me Malin e Zi vazhdon të jetë i papranueshëm për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti Rasim Selmanaj nga ky subjekt beson në formimin e një komisioni i cili do të përdorë të gjitha metodat për, siç thotë ai, të vërtetojë pavërtetësinë e këtij procesi.

“Kosova ka vuajtur prej lidershipit dhe mendoj që Ramush Haradinaj është lider që mund të përballet me të gjitha. Edhe për këto dy tema që janë të domosdoshme për të përmirësuar jetën e qytetarëve, Aleanca e ka qëndrimin konstant. Sa i përket demarkacionit, presim që qeveria të formojë një komision të ri dhe deri sa t’i shterim të gjitha mundësitë që do të tregojnë se ai version është i gabuar”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Selmanaj nuk jep ndonjë zgjidhje tjetër përpos asaj të kompromisit me Malin e Zi duke qenë se shteti fqinj tashmë e ka ratifikuar marrëveshjen dhe është shtet anëtar i NATO-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera