Sport

Ky është zëvendës drejtori i përgjithshëm i FC Dritës

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 05 July 2018

Pas sukseseve të arritura në arenën ndërkombëtare, krahas angazhimeve të tjera në sjelljen e lojtarëve cilësor në ekip, FC Drita nuk ka lënë anash as fushën e menaxhimit, shkruan GazetaFokus.

Fushë kjo e cila kërkon shumë resurse njerëzore për ti menaxhuar punët sidomos në arenën ndërkombëtare, por edhe kombëtare.

Duke analizuar të gjitha këto nevoja, FC DRITA së fundmi ka arritur marrëveshje me z. Valon Zymberi në pozitën e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm të klubit.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Ekipi kosovar në një vazo me atë serb në shortin e UEFA-s

Valon Zymberi është njohës i mirë i sporteve dhe fushës së menaxhimit.

Magjistër i Shkencave Sportive dhe ka një bagazh të madh sportiv. Trajner i reprezentacionit të Kosovës për femra në volejboll, trajner i Klubit të Volejbollit Drita nga viti 2006 dhe ish volejbollist.

Kur i shtojmë edhe përvojën shumëvjeçare në fushën e menaxhimit, ku disa herë është shpallur menaxheri më i mirë i vitit në njëren nga korporatat me renome në Kosovë, na bënë të besojmë në përvojën e tij shumëvjeçare dhe kontributin e tij për ta zhvilluar FC Dritën edhe në fushën e administratës dhe të menaxhimit në përgjithësi. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera