Ekonomi

Ky është vendi më konkurrues në botë

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 05 June 2019

Në renditjen e fundit të publikuar nga IMD, World Competitiveness Ranking 2019, Singapori lë pas në këtë renditje të veçantë Shtetet e Bashkuara, që zbresin në vendin e tretë (në vend të dytë Hong Kongu). Në pesë vendet e para hyn edhe një vend i Lindjes së Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndër shtetet europiane, Zvicra ngjitet me një pozicion krahasuar me vitin e kaluar, duke u renditur në vendin e katërt.

Singapori rikthehet në krye të renditjes këtë vit, një pozicion në të cilin ndodhej në vitin 2010. Faktorët që ndikuan që qyteti-shtet të renditej në vendin e parë të renditjes së IMD janë: infrastruktura teknologjike e avancuar, fuqia punëtore e kualifikuar dhe ligje të favorshme për emigracionin dhe një model eficient për ndërtimin e aktiviteteve të reja ekonomike. Hong Kongu renditet në vend të dytë si rezultat i një mjedisi të favorshëm fiskal dhe qasjes ndaj tregjeve financiare.

Renditja e IMD, e cila zhvillohet që prej vitit 1989, mbështetet te 235 tregues, që përfshijnë të dhëna statistikore si papunësia, PBB, apo shpenzimet publike për arsimin dhe shëndetësinë, por edhe shifra që lidhen me kohezionin social, globalizimin dhe korrupsionin.

-Advertisement-

Klasifikimi përfshin, ndër të tjera, edhe katër nënkategori që së bashku krijojnë rezultatin e përgjithshëm. Në krye të nënkategorisë që lidhet me performancën ekonomike renditet SHBA; Hong Kongu kryeson nënkategorinë që lidhet me efikasitetin në administratën publike, kurse Emiratet e Bashkuara të Amerikës renditen të parët për efikasitetin nga këndvështrimi i aktiviteteve ekonomike. Sa i përket infrastrukturës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen të parat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera