Sport

Ky është stadiumi ku zhvillohet ndeshja Maltë – Kosovë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 17 November 2018

Stadiumi nacionale ‘Ta Qali’ në Valetta do të jetë nikoqir i ndeshjes së sotme Maltë – Kosovë, sfidë e cila i takon Ligës së Kombeve.

Ky stadium ka kapacitet prej 16,997 ulëseve.

Stadiumi është hapur në vitin 1981 ndërkohë që është rikonstruktuar në vitin 2002.

-Advertisement-

Ndeshja mes Maltës dhe Kosovës luhet me fillim nga ora 18:00.

Kosova me një fitore të mundshme ndaj Maltës, dhe me shpresën që Ishujt Faroe do të ndalin Azerbajxhanin, do të siguronte vendin e parë në ‘Grupin 3’ një xhiro para fundit, arritje që edicionin tjetër e vendos në Ligën C, e po ashtu do t’i rezervonte vetes ‘Play Offin’ drejt rrugëtimit historik për në Kampionatin Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera