Sport

Ky është reagimi i Guardiolës pas humbjes së Manchester Cityt

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 10 April 2021

Manchester City u mposht në shtëpi nga Leeds me rezultat 2-1, në duelin që u zhvillua në kuadër të xhiros së 31-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas humbjes ka folur trajneri i ‘Qyetetarëve’, Pep Guardiola, duke thënë se skuadra e tij nuk e kishtë lojën nën kontroll.

“Në golin që i dhuruam, them se edhe nëse kemi qëndrueshmëri, ne tregohemi naivë për të provuar kundërsulmin. Nuk e kishim lojën nën kontroll, duke mos krijuar mundësi të mjaftueshme për sulmuesit, është pjesë e lojës. Ata kanë pasur mundësi në 10 minutat e fundit dhe kanë qenë në gjendje t’i shfrytëzojnë ato dhe të shënojnë golin e fitores. Tani le të pushojmë pak sepse duhet të përgatitemi për ndeshjen me Borussia Dortmund në Champions. Për dy ditë duhet të vendosim si do luajmë”, tha ndër të tjera Guardiola.

-Advertisement-

Manchester City vazhdon të mbaj kreun e tabelës me 74 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera