Sport

Ky është rasti kur Xhaka e mori kartonin e verdhë për të cilin po dyshohet se e ka kurdisur në bastore

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 18 June 2022

Kartoni i verdhë i Granit Xhakës në fitoren e Arsenalit në ndaj Leeds Unitedit në sezonin e fundit, po hetohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit mes dyshimeve për një skandal të madh bastesh.

“Daily Mail” raportoi se FA kreu një hetim gjashtë mujor dhe ia referoi çështjen agjencisë kryesore të krimit të organizuar në vend, transmeton Gazeta Express.

FA hapi hetimet pasi u njoftua për vënie bastesh në lidhje me një karton të verdhë të treguar ndaj Xhakës në fitoren 4-1 të Arsenalit, më 18 dhjetor.

-Advertisement-

Alarmi u ngrit nga një bast jashtëzakonisht i madh prej rreth 52 mijë funteve, i vendosur që Xhaka të ndëshkohet me karton të verdhë në 10 minutat e fundit.

Udhëheqësit e basteve e raportuan në FA për shkak të shumës së madhe të parave të përfshira dhe disa burime të industrisë i kanë thënë “Daily Mail”-it se shuma ishte shumë më e madhe se ajo që vihet zakonisht me kartonët e verdhë.

Një tjetër gjë e çuditshme ishte se shanset e ofruara në shkëmbimin e basteve për ndëshkimin e Xhakës ishin më të larta në 10 minutat e fundit se sa para fillimit të ndeshjes, gjë që shkaktoi gjithashtu dyshime të mëdha.

Dhe, reprezentuesi i Zvicrës u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner për humbje kohe në minutën e 86-të, pasi ai vonoi të ekzekutonte një goditje dënimi.

E gjithë kjo u bë edhe më e dyshimtë pasi që “Topçinjtë” në ato momente ishin duke fituar me rezultatin 4:1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera