Sport

Ky është portieri që po rrezikon pozitën e Arijanet Muriqit

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 25 November 2018

Portieri nga Superliga e futbollit në SHBA është kthyer në objektivin kryesorë të Manchester City.

“The Sun” shkruan se Pep Guardiola dëshiron që ta transferojë yllit e Columbus Crew, Zack Steffen në “Etihad”.

Steffen do të shërbente si zëvendësues i të lënduarit Claudio Bravo.

-Advertisement-

Raportimet thonë se 23 vjeçari do të kalojë tek City këtë dimër për shumën e 7 milionë eurove.

Skuadra angleze beson se portieri do të ishte e ardhmja e ndritur e “Citizens”dhe dëshirojnë ta bëjnë lëvizjen sa më shpejtë.

Mbetet të shihet se sa janë të sakta këto raportime dhe se a do të bëjë Guardiola ndonjë lëvizje në janar.

Kujtojmë se Arijanet Muriqi është portieri i dytë aktualisht tek Manchester City dhe pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri spanjoll.

Aro pati performancë të jashtëzakonshme edhe me kombëtaren e Kosovës, në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera