Ky është plani i Kurtit për ekonominë e Kosovës
Autori: Halil Berisha 10:54 | 04 February 2020
Të dielën e bën marrëveshjen e të hënën u votua Qeveria.
Kësisoj, katër vitet e ardhshme, Vetëvendosje planifikon që të qeverisë me Kosovën bashkë me LDK-në, shkruan gazeta inFokus.
Kështu, edhe në seancën e Kuvendit, kur u votua Qeveria Kurti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi zhvillim ekonomik e plan më ndryshe se krejt qeveritë e kaluara.
Por, cili është ky program qeverisës që Kurti thotë se do të zhvilloj ekonominë e Kosovës?
Në dokumentet e marrëveshjes në mes të këtyre dy subjekteve të cilat i ka siguruar gazeta inFokus, është i shkruar edhe programi për zhvillimin ekonomik.
Këtu thuhet se fokus i veçantë do të jenë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, shkruan gazeta inFokus.
“Parakusht për çlirimin e potencialit të sektorit privat është që shteti të sigurojë një ambient të barabartë, duke hequr monopolet, duke eleminnuar evazionin fiskal, duke siguruar furnizimin me energji elektrike me çmim të përballueshëm dhe veçanërisht duke bërë pagesat me kohë për ndërmarrjet që kryejnë punë të kontraktuara nga autoriteti publik”, thuhet në këtë marrëveshje.
Tjetër gjë shumë e rëndësishme që këto parti zotohen është luftimi i korrupsionit e krimit gjë që do të ndikoi direkt në zhvillimin ekonomik.
E programi i këtij dikasteri është i ndarë në 17 pika kryesore:
- Do të shuhet Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe do të transferohet në një agjenci brenda Qeverisë.
- Do të krijohet “Fondi Sovran” i cili do të marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës, për t’i vvalorizuar ato, që të mundësojnë investime të jashtme e qasje në tregje të huaja të kapitalit.
- Politikat e punësimit do të përqendrohen kryesisht në punësimin e të rinjëve e grave.
- Do të themelohet “Fondi Zhvillimor”, bazë e të cilit do të jenë mjetet financiare të privatizimit e burime tjera dhe do të synojë mbështetjen financiare të ideve inovative në vend, shkruan gazeta inFokus.
- Do të krijohet “Fondi garantues i kredive” që do të fuqizojë Fondin e Kosovës për Garanci Kreditore, e që qëllim do të ketë garantimin e kredive duke ulur nevolën për kolateral për bizneset vendore.
- Do të krijohet “Granti i katërt për komuna” i cili d otë jetë grant për investime kapitale e që komunad do të vendosin vetë për alokimin e këtyre shumave për projekte të ndryshme kapitale, që prej sistemeve të ngrohjes qendrore, zhvillimit ekonomik lokal, turizmit rural, mbështetjes së projekteve inovative, sporteve, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, artit, infrastrukturës publike e furnizimit me ujë të pijshëm e kanalizime.
- Do të ndryshohet ligji për të ardhura personale në mënyrë që pragu i të ardhurave personale të pa tatueshme të rritet në mënyrë të konsiderueshme.
- ATK e Doganat do të bashkohen në një agjenci të vetme, Agjencinë e të Hyrave të Kosovës, e do të kalohet mbledhja e TVSH-së nga kufiri në brendi të territorit.
- Do të hiqen të gjitha kufizimet për konkurrencën e lirë, duke u nisur nga besimi në konkurrencë, si mjet themelor i sigurimit të ekonomisë së tregut e zhvillimit dhe prosperitetit do të zhbëhen të gjitha monopolet jo natyrore.
- Punëtorët në sektorin privat nuk do të punojnë mbi 8 orë në ditë – 40 orë në javë, e që të arrihet ky synim do të shtohet numri i inspektorëve të punës deri në 400.
- Buxheti i Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro gjatë mandatit qeverisës, e që paraprakisht do të rritet vlera e ekonomisë.
- Do të niset një “Program Nacional i Kursimit” katërvjeçar” nëpërmjet të cilit d otë reduktohen shpenzimet e luksit publik.
- Në sektorin e “Bujqësisë” do të riorganizohet plotësisht skema e subvencioneve e skema e granteve, duke u bazuar në kritere të qarta e me transparencë të plotë duke u bazuar në produktivitet në sipërfaqe, në mënyrë që të përkrahet rritja e produktivitetit, derisa në bashkëpunim me sektorin financiar d otë themelohet “Fondi për Sigurime Bujqësore”. Do të investohet në sistemet e ujitjes së tokave bujqësore e do të lehtësohet qasja në fonde për bujq përmes rritjes së mbulueshmërisë së kredive nga Fondi për Garantim të Kredive. Ministria e Bujqësisë për gjashtë muaj do të vije me plan konkret përfshirë kulturat bujqësore për të cilat aplikohen çmimet referente.
- Do të ofrohen trajnime të vazhdueshme për mësimdhënës në sektorin e “Teknologjisë Informative”, do të krijohet “Fondi për kredi për shkollim e stimulim të studentëve të dalluar”, ku do të themelohen edhe qendra të teknologjisë me infrastrukturë të qëndrueshme e tërheqëse për kompanitë vendore e ndërkombëtare. Do të punohet në ligjet për siguri kibernetike e privatësi të të dhënave.
- Sa i përket ambientit, thuhet se do të jetë me prioritet të veçantë ruajtja e pyjeve nga degradimi e investimet në gjelbërim e ripyllëzim. Do të rishikohet legjislacioni ekzistues e të mundësohet shfrytëzimi racional i pyjeve, derisa prioritet të veçantë d otë ketë edhe mbrojtja e burimeve ujore.
- Do të bëhet zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore e nisja e ndërtimit të kapaciteteve të reja në kryeqendrat e Kosovës.
- E për ujërat do të hartohet program nacional për trajtimin e tyre, duke përfshirë furnizimin me ujë të pijshëm e ujitje të tokave bujqësore, akumulime të nevojshme ujore e mbrojtjen e ujërave mbitokësiorë si resurs natyrorë, ku prioritet do të kenë komunat në të cilat furnizimi me ujë është i pamjaftueshëm./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...