Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus
13:28 | 19 January 2025
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se javën e ardhshme do të ketë kushte relativisht të qëndrueshme të motit, por me luhatje të dukshme të temperaturave dhe ndodhi të paspecifikuara meteorologjike, si mjegulla dhe ngricat.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë ditëve të para të javës (20-21 janar), moti do të jetë kryesisht i qetë, me temperaturat që mbeten të ulëta dhe periudha me rreze dielli vetëm në viset e larta, si pasojë e inversionit termik.
Në ditët e mesme të javës (22-24 janar), priten më shumë vranësira dhe riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të luhaten, duke qëndruar nën zero dhe duke krijuar mundësi për ngrica. Erëra të lehta dhe ndryshime të vogla të shpejtësisë mund të ndikojnë në kushtet e motit gjatë gjithë javës.
Moti për pesë ditët e javës së ardhshme:
E hënë, 20 janar 2025
Moti do të jetë kryesisht i qetë. Në viset e larta me rreze dielli , ndersa në viset e ulëta kryesisht me mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet nga 2°C deri në 7°C . Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-2 m/s.
E martë, 21 janar 2025
Moti mbetet kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C dhe -2°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 2°C deri në 6°C. Era do të jetë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
E mërkurë, 22 janar 2025
Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me kushte per riga shiu. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet do të jenë nga 3°C deri në 5°C. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtesi 1-4m/s.
E enjte, 23 janar 2025
Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes kushte për mjegull dhe ngrica ,Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 6°C deri në 8°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.
E premte, 24 janar 2025
Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri në 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi 1-2 m/s.

Të tjera
-
Deliu: Jemi të hapur për bisedime, preferojmë bashkëpunim me ish-opozitën
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se është i domosdoshëm një takim i ...
-
Fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli pritet nga Rama, kryeministri: Syri i keq plasi se Baca zbriti
Sot u realizua fluturimi i parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Behg...
-
Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit
Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti në Kukës do të nisë fluturimet ko...
-
Ngërçi politik në Kosovë, SHBA kërkon respektim të Kushtetutës: Zgjidhja u takon udhëheqësve politikë
Në vazhdën e dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të Kosov...
-
Osmani takohet me Prattipatin, temë diskutimi edhe formimi i institucioneve të reja
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës A...
-
Kushtetuesja e Kosovës anëtarësohet në Asociacionin e Gjykatave Kushtetuese Frankofone
Gjykata Kushtetuese e Kosovës është bërë anëtare me të drejta të plota e Asoc...
-
Kosova paralajmërohet se “nuk do ta ketë më të lehtë” me qeverinë e re gjermane
Kosova nuk do ta ketë më të lehtë me qeverinë e re gjermane, thotë Engjëllush...
-
Haradinaj kujton komandant Drinin dhe të rënët e 8 majit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot komandant Ekrem Rexhën – ...
-
Tymi është i zi, Vatikani ende pa vendim për Papën
Tymi i zi po del përsëri nga oxhaku i Kapelë Sistine, duke treguar se asnjë p...
-
Maliqi me ironi për Kurtin: I meçëm dreqi, s’e lun topi nga bindja “pushteti më takon mua dhe vetëm mua”
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka reaguar për situatën aktuale politike n...
-
Kurti pi kafe me Emilja Rexhepin dhe Albert Kinollin te Shatërvani
Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka pirë kafen e mëngjesit me Emilja Redz...
-
Aksident mes veturës dhe kamionit në Kçiq të Mitrovicë, lëndohet një person
Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Kçiq të Mitrovicës, si pasojë një pers...