Lajme

Aksident mes veturës dhe kamionit në Kçiq të Mitrovicë, lëndohet një person

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 08 May 2025

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Kçiq të Mitrovicës, si pasojë një person ka pësuar lëndime.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Infokus, Avni Zaiti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Zaiti deklaroi se në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një kamion.

-Advertisement-

“Rreth orës 11:00, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në  rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Përveq dëmeve materiale lëndime ka pësuar një person”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera