Lajme

Ky është numri i punonjësve në QNR (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 15 June 2017

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rreth 600 persona të cilët punojnë 24 orë pa ndërprerë

Koordinatori i kësaj Qendre, Burim Ahmetaj, ka treguar për “Zeri.info”, se stafi punëtorët punojnë në tre ndërrime në mënyrë që sa më shpejt të përfundoj i gjithë procesi i numërimit të votave.

“Qendra e Numërimit dhe Rezultateve punon 24 orë në tre ndërrime dhe janë rreth 600 persona staf dhe punojnë në tre ndërrime në mënyrë që ti kemi sa më shpejt procesimin e gjithë materialit në mënyrë që ti kemi rezultatet përfundimtare. Pra e thashë edhe më herët fillimisht ka qenë procesi i pranimit të materialit të ndjeshëm tani më jemi në procesin e futjes të së dhënave nga formularët e rezultateve. Sigurisht do t’i kemi shumë shpejt të kompletuar edhe skanimin e votuesve të rregullt. Do ta kemi regjistrimin e votuesve me kusht në bazë të të dhënave, krahasimet dhe më pas të vijmë deri te numërimi i votave me kush, votave me postë dhe votave me nevoja të veçanta si dhe rinumërimet eventuale. Kështu që kjo është gjendja në të cilën Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është tash për tash”, ka treguar Ahmetaj për “Zeri.info”.

-Advertisement-

 

Image

Image

Image

Image

Image

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera