Lajme

Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 04 May 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës më 24 shkurt e deri më tani ushtria ruse ka humbur 24 mijë e 500 trupa, shkruan Gazeta Infokus.

Po ashtu është njoftuar se forcat ruse kanë humbur edhe 1077 tanke, 2610 automjete të blinduara, 491 sisteme artilerie, 163 MLRS, 81 sisteme luftarake kundërajrore, 194 avionë, 155
helikopterë, 1867 automjete ushtarake dhe depozita karburanti.

Gjithashtu, nga ky shtab kanë bërë të ditur se rusët kanë humbur edhe 10 varka ushtarake, 303 UAV taktike, 38 pajisje speciale ushtarake; 87 raketa lundrimi.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine”, ku po publikohen informacione lidhur me situatën atje.

Kujtojmë se sot janë bërë 70 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin ukrainas./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera