Lajme

Ky është numri i pacientëve të shtrirë me Covid-19 në spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 09 August 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga Covid-19 janë duke u trajtuar 75 pacientë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, Klinika Infektive ka 25 pacientë + 2 pacientë të tjerë që janë në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi.

Raporti i datës 9 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Advertisement-

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Mjekim Intensiv Qendror, 1 rast

Spitali i Gjakovës, 15 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera