Fokus

Ky është mendimi i Cimës për Ibrahim Rugovën

Autori: Hateme Smajli 23:49 | 08 November 2019

Rasim Thaçi-Cima në një inervistë eksklusive në emisionin N’Konak që është prodhim i gazetës inFokus jep mendimin e tij për Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin.

Thaçi i përgëzon të dy për punën pasiqë sipas tij të jesh patriot në atë kohë ishte shumë e vështirë.

“Të lumtë ata përveti se me kan patriot në atë kohë kogja është dasht me e shtrëngu se tash është shumë e lehtë në liri shkoj edhe unë ku të du edhe foli çka të du. Ai që ka hy në burg në kohë të Jogusllavsë e është marrë me patriotizëm, lumi ai përveti se kush ka shku në burg në atë kohë eshnat ja kan thy”, thotë aktori për gazetën inFokus.

Ai gjithashtu thotë se i çmon të gjithë ata që kanë qenë në burg para kësaj kohe.

“Teper i çmoj ata që kanë qenë në burgje gjatë asaj kohe. Edhe me Rugovën kom nejt u kan interesant tip ai, i urtë por kur Rugova thoshte jo ishte jo”, thotë ai./Gazeta inFokus/

Të tjera