Rozë

Ky është mashkulli më seksi në botë

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 04 March 2021

Revista ” People ” ka kurorëzuar edhe për  vitin 2020 mashkullin më të bukur dhe më seksi në botë.

Sipas kësaj reviste prestigjoze fituesi për vitin 2020 është Michael B. Jordan.

Aktori 33-vjeçar, është i njohur më shumë për rolet e tij në “Black Panther and Creed”.

-Advertisement-

“Unë jam i entuziazmuar për këtë çmim, është një nder i madh dhe gratë në familjen time do të jenë shumë krenare për të.” ka thënë ai.

Jordan është aktiv në lëvizjen “black lives matter” dhe ai doli në krah të Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Aktori i lindur në Kaliforni dhe i rritur në New Jersey u bë i famshëm në vitin 1999 falë pjesëmarrjes së tij në serialin televiziv “Sopranot” dhe më pas gradualisht pushtoi role gjithnjë e më të rëndësishme në kinema duke u bërë një nga yjet më të kërkuar.

Midis projekteve të reja ka një film në proces me regjisorin italian të “Suburra” Stefano Sollima.

Para tij, çmimi i lakmuar “Mashkulli më seksi” ishte per John Legend në 2019 dhe Idris Elba në 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera