Sport

Ky është lojtari kryesor që pritet t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e tetorit

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 05 October 2021

Lirim Kastrati po shkëlqen te Legia Varshava, megjithatë, sipas raportimeve të fundit futbollisti kosovar nuk do të mund që t’i ndihmojë Kosovës për ndeshjet e tetorit.

Deri tani, Kastrati ka zhvilluar katër ndeshje me skuadrën polake, duke regjistruar dy gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

Ndryshe, kombëtarja e Kosovës do të rikthehet përsëri në arenën ndërkombëtare në fillim të tetorit, ku do të zhvillojë ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Greqisë, në kuadër të Grupit B, për kualifikime drejt “Katar 2022”.

-Advertisement-

Me datë 9 tetor, Kosova luan ndaj Suedisë si mysafirë, në ndeshjen që starton me fillim nga ora 20:45. Kurse, me 12 tetor, në “Fadil Vokrri”, Kosova e pret Gjeorgjinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera