Sport

Ky është klubi i Prmierligës që refuzoj të transferonte Haalandin

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 23 February 2021

Sulmuesi i Borussia Dormundit, Erling Haaland, po vazhdon me formën e tij të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta inFokus.

Norvegjezi, me përformancë të mirë në gjitha ndeshjet, ka arritur të bije në radarin e shumë klubeve evropiane.

Por, kur ishte me i ri, 21 vjeçari ishte vëzhguar nga klubi anglez, Everton, të cilët kishin shfaqur interesim për huazimin e tij.

-Advertisement-

Megjithatë, kreu i klubit kishte refuzuar të transferonte atë.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-menaxheri i transferimeve të Evertonit, Ian Atkins.

“Ekipi ynë i skautëve e vëzhgoi Haalandin. Por, edhe pse i dhamë pikët e plota, ai u refuzua nga Evertoni. Kreu i ekipit, Brain King e pëlqeu shumë atë, por na tha se nuk ishte adekuat për ekipin”, ka deklaruar Atkins.

Kujtojmë që vlera aktuale e Haaland është 110 milionë euro, sipas ‘Transferkt’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera