Lajme

Ky është i riu që u gjend i vdekur në Liqenin e Batllavës

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 01 July 2026

Pas dy ditësh kërkimesh intensive, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjenin trupin e pajetë të personit të raportuar si i zhdukur në liqenin e Batllavës.

Viktima është identifikuar si Lirim Ruhani, rreth 25 vjeç.

Kërkimet për 25-vjeçarin kishin vazhduar nga dita e djeshme pasi dyshohej se ai kishte rënë nga një mjet lundrues gjatë kohës që ndodhej me familjen.

-Advertisement-

Pas një operacioni kërkimi nga ekipet e shpëtimit, sot është konfirmuar nga FSK se trupi i tij është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy