Lajme

Ky është burri që vrau gruan me sëpatë në Prishtinë (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 25 November 2022

Në orët e hershme të mëngjesit, I.G, 71 vjeçar është personi i cili ka vrarë gruan e tij, 63 vjeçare në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Borovci.

-Advertisement-

Si ndodhi vrasja e gruas me sëpatë nga burri në mes të Prishtinës, prokuroria jep detaje

Insajderi mëson nga burime të sigurta se viktima është Sadije Godeni.

63 vjeçarja me profesion ishte arsimtare. Ndërsa i dyshuari është, Izet Godeni.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera