Lajme

Si ndodhi vrasja e gruas me sëpatë nga burri në mes të Prishtinës, prokuroria jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 25 November 2022

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë gruan e tij në shtëpinë tyre në rrugën “Mark Isaku”, shkruan Gazeta Infokus.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka konfirmuar informatat e Gazetës Infokus se me inicialet I.G ka vrarë gruan e tij me sëpatë dhe se i njëjti mjet është konfiskuar nga policia.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë.

-Advertisement-

Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pa jetë” thuhet në komunikatë.

Derisa bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera