“Ky dokument veç Strategji për Siguri nuk është” – Tahiri kritikon pozitën

Autori: Gazeta inFokus
12:06 | 24 October 2022
“Kjo gjithçka mund të jetë përveç strategji jo”, tha Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet Strategjia e Sigurisë 2022-2027.
“Dokument analitik” e quajti Tahiri, por jo Strategji të mirëfilltë për Siguri.
Duke e kritikuar pjesën hyrëse të dokumentit të strategjisë, deputeti i AAK-së e krahasoi me atë të Qeverisë Haradinaj dhe Qeverisë Hoti.
Ato strategji të hartuara nga dy qeveritë paraprake, Tahiri i quajti mirëfilli të hartuara.
“Asnjë fjali të vetme për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Tahiri duke kritikuar pjesën hyrëse.
Madje, Tahiri tha “paramendojeni” sikur Pentagoni e merr këtë dokument, dhe nuk definohet në hyrje “cili është synimi strategjik i këtij vendi”.
Ndonëse deputeti i AAK-së tha se “ne po mbytemi duke folur për anëtarësim në NATO”, dokumenti në hyrje nuk e qartëson synimin dhe objektivin strategjik.
Ai e krahasoi edhe me Qeverinë Kurti I. Ai tha se në dokumentin e paraqitur nga ajo qeveri, përsëri njëjtë nuk ishte definuar qartë në hyrje. “Besoj se ka qenë lëshim, por jo e qëllimshme”, u shpreh Tahiri.
Tahiri iu drejtua edhe kryekuvendarit Glauk Konjufca, të cilit i tha se nuk kanë bojkotuar punën e Komisionit për Siguri, por se kanë kërkuar hartim të mirëfilltë të Strategjisë për Siguri.

Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT – Dyshohet për the*rrje me thi*kë tek “Ura e Ibrit” në Mitrovicë
Sot në orët e vonëshme po dyshohet për një therje me thikë tek Ura e Ibrit në...
-
Aksident mes dy veturave në Veternik të Prishtinës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në lagjen “Veternik” të Prishti...
-
Nga burrat e maskuar në shkretëtirë deri te shkatërrimi i elitës ushtarake dhe bërthamore, si e sulmoi Izraeli Iranin
Në mes të natës, në zemër të shkretëtirës iraniane, nis një nga operacionet m...
-
Iu hoq shtetësia pasi punonte si polic në Serbi, N.V. dëbohet nga Kosova, i ndalohet hyrja për 5 vjet
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për N.V, ...
-
Rrëqeth Miss World Albania, tregon se si tërmeti i 2019-tës në Shqipëri ia ndryshoi komplet jetën
E ftuar në emisionin “ZGJOHU”, Miss World Albania, Elona Ndrecaj, ka rrëfyer ...
-
Klinika Gjermane e Syrit feston 20-vjetorin: Dy dekada profesionalizëm, besim dhe ekselencë mjekësore
Klinika Gjermane e Syrit ka shënuar 20-vjetorin e themelimit me një ceremoni ...
-
Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së në garën për kryetar të Deçanit
Jeton Mushkolaj është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë sot rreth o...
-
Mesiq: UÇK-ja ia dha gozhdën e fundit Millosheviqit dhe Jugosllavisë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë për “Info Magazine” ...
-
KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec
Ushtarët e misionit të KFOR-it që i përkasin Komandës Rajonale Perëndimore dh...
-
Gucati: Po përgatisim një draf-dokument për shuarjen e Speciales apo vendosjen në Kosovë
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se janë duke punuar në përgatit...
-
Kurti prezanton qëndrimin e Kosovës për konfliktin Izrael-Iran: Zgjidhje diplomatike, Teherani ta ndalë cenimin e stabilitetit rajonal
Republika e Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj përshkallëzimit të situatës ...