Kuzhina

Kuzhinieri pranveror për bebet: Qulli nga patatja e re

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 25 April 2017

Pranvera është periudha e sezonit të ri për perime të reja, andaj nëse bebja juaj i ka mbushur gjashtë muaj, është koha e duhur që në menynë e saj të fusni qullin e shijshëm nga patatja e re, transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm:

▪ 200 g patate, të qëruara dhe të grira;
▪ 200 g karota, të qëruara dhe të grira;
▪ 100 g rrënjë majdanozi, të qëruar dhe të grirë

-Advertisement-

Përgatitja:

1. Zieni perimet në avull, të mbuluar me kapak rreth 20 minuta apo derisa të zbuten.

2. Perimet pastaj kaloni në blender duke shtuar ujë në të cilin i zieni (rreth 75 ml) dhe shtoni qumështin, të cilin e pi bebja juaj (nëse nuk e ushqeni me gji, assesi mos shtoni qumësht lope), për t’u bërë përzierja homogjene.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera