Kuvendi i Sinjës (1912): Momenti kur Shqipëria e jugut dhe e mesme iu bashkua Kosovës dhe Hasan Prishtinës në luftën për pavarësi nga Perandoria Otomane
Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 10 December 2017
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në kuadrin e Rilindjes Kombëtare dhe që çoi në mënyrë direkte në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, është edhe Kuvendi i Sinjës. Rëndësia e saj në histori qëndron se midis 49 pjesëmarrësve që përfaqësuan komitetet çlirimtare dhe çetat patriotike të Shqipërisë së Jugut, morën pjesë edhe pesë patriotë nga krahina e Roskovecit.
Për të ndriçuar këtë ngjarje të madhe të historisë sonë duhet bërë një pasqyrim të shkurtër të situatës politike dhe ushtarake të kohës.
Kështu, në vjeshtën e vitit 1911, mbretëria e Italisë e theu Perandorinë Osmane dhe aneksoi Libinë që deri atëherë kishte qenë pjesë e saj.
Në këto kushte kur parimi tokësor i Perandorisë Osmane nuk respektohej më, theksonte Ismail Qemali, edhe shtetet ballkanike nuk do të qëndronin të qeta. Kështu, kur në ‘horizont’ po shfaqej një luftë e re ballkanike, e cila mund të çonte në një copëtim të Shqipërisë, deputetët shqiptarë të parlamentit turk në Stamboll, vendosën ta shfrytëzonin gjendjen e vështirë të Turqisë, për ta detyruar atë që të njihte më në fund edhe autonominë e Shqipërisë (Akademia e Shkencave, Historia e Shqipërisë, Vol II, f. 264-265).
Në kushtet e luftës parlamentare, në 11 janar 1912, Hasan Prishtina e kërcënoi qeverinë turke me një kryengritje të përgjithshme në rast se nuk do të njihte pavarësinë e Shqipërisë. Në Parlament, grupi i deputetëve Shqiptare përkrahu kundër qeverisë xhonturke partinë opozitare “Liri dhe marrëveshje”, e cila në opozitë kundër mazhorancës qeverisëse, parashikonte decentralizimin administrativ të krahinave kombëtare të Perandorisë Osmane (Po aty, f. 466).
Të ndodhur përballë kësaj opozite, xhonturqit në 18 janar 1912 shpërndanë Parlamentin dhe vendosën shpalljen e zgjedhjeve të reja në pranverë, me qëllim që të siguronin nëpërmjet tyre shumicën parlamentare. Në këto kushte deputetët dhe një sërë personalitetesh politike shqiptare u mblodhën në Stamboll për të vendosur për veprimet e ardhshme politike dhe ushtarake.
Mbledhja e fshehtë e Stambollit vendosi që Hasan Prishtina të shkonte në Kosovë, e cila ishte vatra më aktive e Lëvizjes Shqiptare, për të organizuar kryengritjen e re. Ndërsa Ismail Qemali do të udhëtonte drejt Evropës për të siguruar mbështetje politike, financime dhe armë për kryengritjen e përgjithshme që nisi në prill të vitit 1912 në Malësinë e Gjakovës dhe u përhap në Kosovë dhe Shqipërinë veriore.
Në 21 Maj 1912 të mbledhur në Kuvendin e Junikut, kryengritësit shpallën programin e tyre, ku kërkesa të tilla, si: ngritja e një administrate shqiptare, përdorimi i shqipes si gjuhë zyrtare dhe i flamurit kombëtar, synonin autonominë e Shqipërisë brenda kuadrit të Perandorisë Osmane (Po aty, f. 469).
Kuvendi i Junikut me programin e tij ndikoi në zgjerimin e kryengritjes edhe në Shqipërinë e mesme dhe të jugut gjatë verës së vitit 1912. Kryengritja shqiptare çoi në mënyrë të pashmangshme në rrëzimin nga pushteti i xhonturqve. Më 17 korrik, Qeveria e kryeministrit Said Pasha u detyrua të jepte dorëheqjen (Po aty f. 475).
Ndërsa, disa ditë më vonë, në 22 korrik u formua nga opozita që kryesohej nga Partia ‘’Liri dhe Marrëveshje’’, qeveria e re e drejtuar nga Ahmet Myftar Pasha. Ajo urdhëroi ndërprerjen e veprimeve ushtarake në Shqipëri dhe dërgoi në Kosovë një komision qeveritar për të biseduar me kryengritësit. Ndërkohë, Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqit që ndodheshin për misionin diplomatik jashtë shtetit vendosën të ktheheshin në Shqipëri me urgjencë për të qenë më afër ngjarjeve politike, (Po aty, f. 476).
Në këto kushte kur priteshin që të nisnin bisedimet shqiptaro-turke që do të konsistonin për problemin e autonomisë, rrethet patriotike të Shqipërisë veriore, të mesme dhe jugore shpejtuan që të autorizonin Hasan Prishtinën që të t’i përfaqësonte këto rajone në bisedimet shqiptaro-turke dhe të paraqiste atje programin prej 12 pikash që kërkonte autonominë e Shqipërisë (Po aty f. 478). Bisedimet nisën në 2 gusht 1912 në Prishtinë, midis Hasan Prishtinës dhe përfaqësuesit të qeverisë së re turke, Mareshallit Ibrahim Pasha.
Hasan Prishtina paraqiti përpara komisionit turk kërkesat e programit të autonomisë së Shqipërisë. Këto kërkesa nuk u pranuan nga pala turke përveçse asaj të shpërndarjes së Parlamentit. Në 5 gusht, duke i bërë presion Perandorisë Osmane, kryengritësit nën drejtimin e Hasan Prishtinës marshuan drejt Ferizajt, ku mësuan edhe lajmin e shpërndarjes së Parlamentit nga Sulltani. Gjatë ditëve në vazhdim,. Hasan Prishtina u njoftua mbi mandatin e dhënë nga komitetet kombëtare të Shqipërisë së Jugut (Po aty, f. 478). Kështu u bë e mundur përfaqësimi i gjithë Shqiptarëve për problemin e autonomisë në bisedimet e ardhshme Shqiptaro-Turke.
Por, cila ishte ngjarja që e mundësoi këtë mandat? Pa pikë mëdyshje, ishte Kuvendi i Sinjës. Pikërisht në datën 23 korrik të vitit 1912, udhëheqësit e komiteteve kryengritëse të Shqipërisë së Jugut u mblodhën në Sinjë, në jug të malit të Shpiragut dhe hartuan një memorandum autonomist po prej 12 pikash, i cili ishte i ngjashëm me “Librin e kuq”, apo, siç quhej ndryshe, Memorandumi Greçës i vitit 1911 (Po aty. f. 477). Sinja u zgjodh pikërisht nga pozicioni i saj gjeografik si pikëlidhje e krahinave të Sanxhakut të Beratit (Vehxhi Buharaja, Kuvendi i Sinjës dhe memorandum i tij. Gazeta Bashkimi. Tiranë 23 korrik 1972).
Për të paraqitur “Memorandumin e Sinjës”, kryengritësit e 49 çetave luftarake që morën pjesë në këtë kuvend zbritën në Fier, të cilin e çliruan nga forcat osmane. Nga zyra telegrafike e këtij qyteti ata njoftuan qytetet e Shqipërisë dhe Kryeministrin turk për vendimet e këtij memorandumi. Gjithashtu, ata autorizuan Hasan Prishtinën për t’i përfaqësuar në bisedimet me komisionin osman që tashmë kishin nisur në Prishtinë dhe për të vazhduar më pas në Shkup.
Nga nënshkrimet e pjesëmarrësve figurojnë edhe emrat e parisë së krahinës së Roskovecit, njerëz të shquar dhe me reputacion në popull. Të tillë ishin Hysni Toska nga Luari, komandanti i shquar i njërës prej çetave patriotike që luftonin për lirinë e Shqipërisë dhe më pas një personalitet i shquar i periudhës së konsolidimit të shtetit shqiptar. Pjesëmarrës të tjerë ishin edhe Dervish Mino Toro nga Kurjani, personi që në 18 shtator të vitit 1913 hapi shkollën e parë shqipe në Kurjan, apo Kodhel Toska nga Luari, si dhe Jani Nako dhe Kosta Prifti nga Marinza.
Më pas nga historia e Shqipërisë dihet zhvillimi i ngjarjeve të mëvonshme të kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912. E rëndësime për ne është “ndriçimi” i kontributit të përfaqësuesve të Roskovecit në këtë ngjarje madhore dhe me peshë pikërisht në fund të rilindjes sonë kombëtare. /Ilirjan Gjika/dita/
Të tjera
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...